Microsoft do të mbështesë përhapjen e programit të kompanisë ruse “Pirate Bay”, e cila i lejon përdoruesve të kufizojnë aksesin në përmbajtjen që shpërndahet në mënyrë ilegale në faqet e Internetit të skedarëve të këmbimit (site file sharing).

“Pirate bay” ka punuar tashmë me kinostudion e Walt Disney dhe kompaninë filmike Sony Pictures, udhëheqja e të cilave e vlerësoi pozitivisht zhvillimin e programuesve nga Rusia, duke deklaruar se projekti i tyre parandaloi “shumë mijëra” shkarkime të paligjshme.

Koncepti themelor i programit konsiston në prerjen e lidhjes së përdoruesit, i cili dëshiron të shkarkojë materialin e mbrojtur nga të drejtat e autorit, me skedarin e ruajtjes së materialit, në të cilin informacioni përkatës ndodhet në akses të lirë.

0Kritikët e këtij përpunimi konfirmojnë se aplikimi kohëgjatë i tij mund të dalë i paefektshëm, meqenëse përbajtja e paligjshme mund të ndryshojë vendndodhjen e vet në rrjet mjaft shpejt.