0Duhet të kujtojmë me këtë rast, se në kuadër të këtij sistemi parashikohet vënia në veprim e stacionit të shërbimit të radiolokacionit (radarit) në Turqi, krijimi i bazave të raketave interceptuese në Rumani dhe Poloni si dhe në anijet e Forcave Ushtarake Detare të SHBA me bazim në portin spanjoll Rota. Përveç kësaj, në përbërjen e sistemit evropian të MAR do të përfshihen elementet e paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore, të vendosura në bordet e luftanijeve të Forcave Ushtarake Detare të Holandës. Sipas fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen, sistemi i MAR i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të vihet në gjendje gatishmërie të plotë operative aty nga viti 2018.

Mbi shqetësimet e Moskës në lidhje me këto plane është folur shumë tashmë. Në rastin konkret është interesante diçka tjetër dhe pikërisht: përse u desh të realizohej prova e raketës së modernizuar interceptuese mu në prag të samitit të NATO-s? Ai do të mbahet në fund të javës në Çikago dhe në Moskë presin prej tij disa sinjale pozitive në çështjen që ka të bëjë me MAR. Vërtetë, ekspertët nuk janë të prirur aspak të vërejnë në këtë provë ndonjë demarsh demonstrativ kundër Moskës. Por ja si iu përgjigj, për shembull, pyetjes së Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” - nëse do të sjellë vallë prova aktuale e raketës interceptuese ndonjë nuancë të re në situatën me negociatat për çështjen e sistemit evropian të MAR?, Drejtori i Institutit rus për Vlerësime Strategjike Sergei Oznobishjev:

- Sigurisht që po, - shprehet me bindje Sergei Oznobishjev. - Kjo provë do të shfrytëzohet nga ata që përpiqen të krijojnë tension rreth problemit të MAR. Ndërsa ai krijohet nga të dyja palët, duhet thënë. Para së gjithash këta janë politikanët amerikanë dhe natovianë, të cilët e marrin fare pak në konsideratë pozitën e Rusisë. Ndërsa pala ruse do ta vlerësojë provën e raketës interceptuese si dhe një dëshmi tjetër se asaj nuk ia venë veshin dhe se duhen ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje.

Në përgjithësi, duke u shprehur me fjalë të tjera, objektivi ushtarak u godit, ndërsa objektivi politik nuk doli aspak i tillë që të korrespondojë me kërkesat e situatës aktuale. Vërtetë, këto ditë nga ana e partnerëve perëndimorë tingëlluan edhe sinjale të tjera. Duke marrë fjalën më 10 maj në Bundestag Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel kujtoi se Aleanca e Atlantikut të Veriut në samitin e vet të 10 nëntorit në Lisbonë i ofroi Rusisë pjesëmarrjen në krijimin e sistemit evropian të MAR, dhe shtoi, se propozimi në fjalë “mbetet si dhe më parë aktual”.

0Sergei Oznobishjev i vlerëson fjalët e Angela Mekel, të cilën e quajnë “një nga politikanet më të arsyeshme e më të moderuara të Perëndimit”, si dëshmi të njëfarë ndryshimi pozitiv në pozitën e partnerëve evropianë. Ka ende shanse për të arritur në marrëveshje, shprehet me bindje të plotë eksperti rus.

Oleg Severgin