0Në fillim të vitit Teherani mbylli përpara hundës së inspektorëve të ANEA-s dyert e objektit më të rëndësishëm dhe më misterioz të programit të vet bërthamor Parçin (Parchin). Vjena u indinjua tej mase nga ky gjest. Aktualisht objekti Parçin ndodhet sërish në qendër të vemendjes. Në fotografitë satelitore të objektit, të cilat u publikuan nga një sërë mediash perëndimore, duken qartë kamionët dhe makinat për gërmimin e tokës (buldozerat, autogrejderat, eskavatorët). Reagimi i ekspertëve ishtë i njëkuptimtë: Irani po përpiqet të zhdukë gjurmët e provave të veta bërthamore. Një mendimi të ngjashëm i përmbahet edhe Drejtori i Përgjithshëm i ANEA-s Jukiya Amano. Ai nuk përjashtoi mundësinë e asaj se Irani po përpiqet të fshehë gjurmët e aktivitetit të vet bërthamor, por më pas u shpreh se para se të arrihet në një konkluzion të tillë fillimisht duhet vëzhguar mirë vetë objekti.

Deklaratat kategorike dhe të nxituara janë ndihmës i keq në politikën e madhe. Aq më tepër në kohën kur në dialogun e Republikës Islamike me Perëndimin është përvijuar mjaft qartë avancimi. Negociatat e paradokohshme të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimt të OKB-së dhe Gjermanisë me Iranin në Stamboll më në fund dhanë shkas për optimizëm. Tani ato do të vazhdojnë më 23 maj në Bagdad.

Një nga temat kryesore të negociatave do të bëhet mungesa e garancive të orientimit jo-ushtarak të programit bërthamor iranian. Rusia, nga njëra anë, i kërkon Iranit që t’i paraqesë komunitetit botëror këto gananci, ndërsa, nga ana tjetër, insiston në domosdoshmërinë e inkurajimit të hapave për t’i dalë përpara Republikës Islamike: ndalimin dhe pezullimin gradual të veprimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj këtij vendi. Po a është vallë programi i Iranit me të vërtetë ushtarak?  Kjo çështje duhet të zgjidhet në kuadër të ANEA-s, mendon analisti i Qendrës së Shën Petersburgut për Studimin e Lindjes së Mesme Bashkëkohore Gumer Isajev:

- Ka vend një tendenciozitet i caktuar nga ana e SHBA dhe një sërë vendeve të tjera, të cilat konfirmojnë se programi bërthamor iranian ka karakter ekskluzivisht ushtarak. Megjithatë, ANEA lejon punimet për zhvillimin e atomit paqësor, ndërsa kërcënimi i lidhur me konfirmimin se programi iranian ka karakter ushtarak kërkon dëshmi faktike. Tani për tani prova të tilla nuk janë paraqitur nga askush. Në këtë rast ne kemi të bëjmë me elemente të luftës informative, e cila ka për qëllim diskreditimin e Iranit.

0Bisedimet në Vjenë, me sa duket nga të gjitha, destinohen të bëhen një provë e re, verifikim i sinqeritetit të synimeve të Iranit për të bashkëpunuar me ANEA-n. Dhe atij po i paraqitet tani mundësia e radhës për të konfirmuar se vendi nuk ndjek pikësynime të tjera përveç se zhvillimit të programit bërthamor për qëllime paqësore (civile).

Konstantin Garibov