Në Afganistan prodhimi i opiumit rritet vazhdimisht. Për këtë njoftoi Drejtori Ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për Drogat dhe Krimin (UNODC) Juri Fedotov.

0Duke folur në mbledhjen e Komitetit të Sigurimit të OSBE-së në Strasburg, ai vuri në dukje se pjesa jugore e Afganistanit mbetet platforma kryesore e prodhimit të opiumit në botë. Në të njëjtën kohë, në lindje dhe perëndim të vendit kultivimi i lulëkuqes gjithashtu po rritet gradualisht. Vetëm në veri nuk ka praktikisht asnjë plantacion të kultivimit të lulëkuqes së opiumit.