Në Vjenë sot filluan bisedimet midis përfaqësuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) dhe Iranit në lidhje me programin bërthamor iranian.

Më 23 maj në Bagdad duhet të hapen bisedimet mbi çështjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive - anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë.

0Komuniteti ndërkombëtar po kërkon aksesin e inspektorëve në objektin ushtarak iranian në Parçin, ku, ka gjasa, të zhvillohen përpunime bërthamore. Në prag Teherani paralajmëroi Perëndimin mbi palejueshmërinë e ushtrimit të presionit mbi të.