Dita e shtatë e grevës së pilotëve të kompanisë ajrore Air India çoi në anulimin e 13 fluturimeve ndërkombëtare. Pasagjerët e fluturimeve të anuluara të nerzovuar u përpoqën sot të bllokojnë rrugën që lidh Mumbai me aeroportin. Për qetësimin e tyre në vendin e ngjarjes janë drejtuar njësitë e policisë.

0Pilotët po protestojnë kundër konkurrencës në rritje brenda kompanisë pas bashkimit të saj me Indian Airlines. Ata kanë frikë të humbasin vendet e punës. Dhe jo pa arsye - që nga fillimi i grevës stafi drejtues i kompanisë ka pushuar nga puna tashmë 76 pilotë.