Në Siri, në qytetin Rastan, po zhvillohen përleshje të ashpra mes forcave qeveritare dhe njësive të armatosura të opozitës. Sipas të dhënave të aktivistëve të opozitës, humbjet e trupave besnike të Bashar Al-Assad përbëjnë 23 persona të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Konfirmime të këtij informacioni nga burime të tjera nuk ka ende.

Më parë u njoftua se si rezultat i zjarrit të hapur mbi lagjet e banuara të Rastanit prej forcave qeveritare u vranë 9 banorë paqësorë dhe u plagosën rreth 40 të tjerë.

0BE-ja shpalli sot për vendosjen e sanksioneve të rrepta kundër autoriteteve siriane.


0Sipas informatave në dispozicion, bëhet fjalë për zgjerimin e "listës së zezë" të kompanive dhe sipërmarrësve sirianë. Sanksionet do të hyjnë në fuqi të martën.