Një person u vra dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën si rezultat i përleshjeve që rifilluan sot midis sunitëve dhe alavitëve në qytetin e Tripolit, në veri të Libanit.

Në prag u njoftua se ushtria libaneze mori nën kontroll qytetin, ku të shtunën u zhvilluan luftime me armë automatike dhe granatahedhës.

Me sa duket, shkaku shpërthimit të dhunës u bë arrestimi nga autoritetet i sunitit Shadi Mawlawi në bazë zë dyshimit se i përkiste një grupi terrorist që vepron në Sirinë fqinje.

0Konfrontimi midis autoriteteve dhe opozitës në Siri shpesh herë përqendrohet në veri të Libanit. Shumë banorë sunitë të Tripolit janë të indinjuar nga veprimet e Damaskut për shtypjen e protestave antiqeveritare. Nga ana tjetër alavitët libanezë, bashkëfetarët e të cilëve zenë pozita dominuese në pushtet në Siri, mbështesin presidentin Bashar Al-Assad.