Sot në Bruksel ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së po diskutojnë çështjen e bojkotimit të mundshëm të ndeshjeve të futbollit të Kompionatit Evropian, të cilat do të zhvillohen në Ukrainë.

Autoritetet e Holandës kanë deklaruar tashmë se nuk do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre zyrtarë në ndeshjet e futbollit. Një vendim të ngjashëm mori edhe Komisioni Evropian - organ ekzekutiv i BE-së. Megjithatë disa vende të Bashkimit Evropian e konsiderojnë bojkotimin jo-produktiv.

0Arsyeja e pakënaqësisë së BE-së është sjellja e dhunshme, brutale e autoriteteve ukrainase ndaj ish-Kryeministres Julia Timoshenko, që ndodhet në burg. Ish Kryeministrja bëri një grevë disa javore urie në shenjë proteste kundër keqtrajtimit të saj.