Gjykata e Apelit e Qarkut Kolumbia në SHBA mbështeti vendimin e Agjencisë së Sigurimit Kombëtar (National Security Agency, NSA) për të mos publikuar dokumentet që vërtetojnë ose hedhin poshtë lidhjen e dikasterit me korporatën e Google.

Vendimi i gjyqit është i lidhur me kërkesën e Qendrës për mbrojtjen e të dhënave personale elektronike (Electronic Privacy Information Center, EPIC) për të zbuluar informacionin se çfarë lloj bashkëpunimi ekziston midis korporatës dhe Shërbimit të Zbulimit. Në veçanti, organizata ishte e interesuar të mësonte detaje të marrëdhënieve të ndërsjellta midis NSA dhe Google përkatësisht thyerjeve masive të akaunteve të aktivistëve shoqërorë kinezë në servisin postar Gmail në janar të vitit 2010. Atëherë Google vetë deklaroi se iu drejtua për ndihmë autoriteteve amerikane, të cilave padyshim i përket edhe NSA.

Më vonë ish Kryetari i Agjencisë Mike McConnel deklaroi se marrëdhëniet reciproke midis Shërbimit të Zbulimit dhe kompanive private, të tilla si Google, janë të pashmangshme. Megjithatë vetë dikasteri as i pohoi dhe as i mohoi njoftimet mbi lidhjet e veta me korporatën.

Në vendimin e saj gjykata vuri në duke se publikimi i dokumenteve mbi marrëdhëniet midis Shërbimit të Zbulimit dhe korporatës mund të dëmtojë sigurinë kombëtare amerikane.