Kushtet jashtëzakonisht të këqija të motit në rajonin e rrëzimit të aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100” në Indonezi pengojnë evakuimin e trupave pa jetë të viktimave të aksidentit ajror, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë.

0“Në rajonin e aviakatastrofës kushtet e motit janë shumë të këqija, vazhdon të ruhet mjegulla e dendur, qielli është mbuluar nga re të rënda, të zeza. Të gjitha këto vështirësojnë shumë punën e aviacionit të vogël si dhe evakuimin e trupave të viktimave e fragmenteve të aeroplanit nga vendi i katastrofës”, - thuhet në njoftimin e MSJ të Rusisë.