Në Nepal gjatë uljes në aeroportin Jomsom u rrëzua një aeroplan pasagjerësh me 19 veta në bord. Për këtë njofton “The Indian Express”. Në bazë të të dhënave të këtij botimi, si rezultat e aviakatastrofës gjetën vdekjen 14 veta, duke përfshirë dhe 7 indianë. Dihet tashmë se në bordin e aeroplanit ndodheshin dhe dy evropianë.

Burime të tjera japin informacione disi të ndryshme. Për shembull, Associsted Press njofton se në bordin e aeroplanit ndodheshin 21 persona. Sipas të dhënave të Daily Bhaskar, me këtë avion po fluturonin 20 veta.

0Nga vendi i rrëzimit të aeroplanit u evakuuan gjashtë të mbijetuar në gjendje shumë të rëndë, duke përfshirë dhe 2 fëmijë. Ata janë dërguar me helikopter në spitalin më të afërt.