Në fundin e detit të Gjirit të Tokios, në rajonin e derdhjes së lumenjve në të, po rritet në mënyrë të theksuar përmbajtja e izotopeve të ceziumit, të emetuara në atmosferë si pasojë e aksidentit që ndodhi në centralin bërthamor “Fukushima-1”. Për këtë dëshmon studimi i zhvilluar nga një grup specialistësh të Universitetit vendor Kinki.

Që nga gushti i vitit të kaluar shkencëtarët janë marrë me matjet e rrezatimit, në veçanti, në zonën e derdhjes së lumit Arakawa në Gjirin e Tokios. Për 7 muajt e fundit përmbajtja e ceziumit atje është rritur në disa vende deri në 13 herë.

0Megjithatë, në peshqit dhe produktet e detit prania e tij nuk është zbuluar tani për tani. Sipas mendimit të ekspertëve, elementët radioaktivë, me sa duket, duke precipituar në fund të detit në Gjirin e Tokios, thithen shumë shpejt nga toka.