Në kuadër të Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur inspektorët rusë nga 14-19 maj do të realizojnë një fluturim vëzhgimi mbi territorin e SHBA nga baza ajrore Travis e shtetit Kalifornia. Distanca maksimale e fluturimit do të jetë 4.250 kilometra.

0Traktati Ndërkombëtar i Qiejve të Hapur është miratuar nga shtetet-pjesëmarrëse të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në vitin 1992. Qëllim i Marrëveshjes në fjalë është forcimi i besimit midis shteteve nëpërmjet përsosjes së mekanizmave të kontrollit mbi veprimtaritë ushtarake. Regjimi i Marrëveshjes së Qiejve të Hapur u jep mundësi pjesëmarrësve të Taktatit të mbledhin haptazi informacionin mbi forcat e armatosura dhe ngjarjet që shkaktojnë shqetësim tek ato. Në momentet aktuale pjesëmarrës të këtij Traktati janë 34 shtete.