Peshkatari nga Panama Adrian Vasquez, i cili kaloi 28 ditë në barkën që humbi në Oqeanin Paqësor, ka hedhur në gjyq pronarët e anijes turistike “Star Princess” për mosdhënien e ndihmës atij dhe dy shokëve të tij, të cilët nuk mundën të shpëtojnë.

Avokati i marinarit 18-vjeçar ka paraqitur kërkesën për ngritjen e çështjes penale kundër kompanisë “Cruises Princess” në gjykatën amerikane të shtetit Florida në lidhje me neglizhencën e operatorëve të anijes turistike. Përfaqësuesit e pronarit të anijes më parë patën shprehur keqardhje për shkak të paaftësisë së ekuipazhit të saj për të ndërruar kursin dhe për t’i ardhur në ndihmë ekuipazhit të barkës së ndodhur në situatë emergjente.

0Peshkatari i ri u shpëtua në prill të këtij viti në afërsi të Ishujve Galapagos (Islas Galapagos), që ndodhen më shumë se 1000 kilometra larg bregdetit panamez.