Një aeroplan, në bordin e të cilit ndodheshin 21 persona, u rrëzua në Nepal, njoftoi të hënë përfaqësuesi i policisë vendore.

Aeroplani i kompanisë “Agri Air” u rrëzua ndërsa po hynte për ulje në hapësirën e aeroportit Jomsom. Nëpër qytetin Jomsom kalon itinerari më me popullaritet midis turistëve dhe alpinistëve rreth e përqark malit 7.000 metërsh Annapurna.

0Në momentet aktuale drejt vendit të ngjarjes tragjike po nisen për zhvillimin e operacioneve të kërkimit e shpëtimit policët dhe ushtarakët. Mbi rrethanat e aksidentit ajror nuk është njoftuar ende asgjë.