Grupimi ultra i majtë kolumbian (FARK) deklaroi mbi gatishmërinë e vet për të liruar gazetarin francez Roméo Langlois, i cili u morr peng prej rebelëve në fund të muajit të kaluar.

Sipas deklaratës së militantëve, ata do t’ia dorëzojnë gazetarin vetëm përfaqësuesve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe të dërguarit të Presidentit të sapozgjedhur të Francës François Hollande. Mbi synimin e FARK-ut njoftuan bashkëpunëtorët e Kryqit të Kuq, të cilët morrën tekstin e deklaratës së sipërpërmendur.

035 vjeçari Roméo Langlois u kap nga militantët gjatë operacionit të ushtrisë. Gazetari po xhironte inkursionin e ushtarakëve qeveritarë kundër trafikantëve të drogës.