Udhëheqja palestineze refuzoi propozimin e radhës të Izraelit për të rifilluar bisedimet e paqes.

Kreu i Autonomisë Palestineze Mahmoud Abbas informoi Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) në lidhje me letrën e marrë të shtunën prej Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

0PLO e gjeti atë të papranueshme për të rënë dakort për ndofarë negociatash me Izraelin për sa kohë që ai nuk do të ndalojë zgjerimin e mëtejshëm të vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe Jerusalemin Lindor si dhe të mos pranojë krijimin e shtetit palestinez brenda kufijve të përcaktuara para luftës së vitit 1968.