Policia e rajonit Kamçatka është vënë në regjim të përforcuar patrullimi të zonave të grumbullimit të arinjve pas vrasjes së një peshkatari në periferitë e qytetit Viliuçinsk prej dy grabitqarëve të sapozgjuar nga gjumi letargjik.

Një patrullë policore e ndodhur aty pranë vrau njërin prej arinjve në vendin e ngjarjes, ndërsa grabitqari tjetër arriti t’ua mbathë këmbëve e të fshihet për disa orë. Më vonë ai u gjet dhe u likuidua fizikisht me armë zjarri.

0Zoologët vënë në dukje zgjimin e hershëm, të papritur të popullatës së arinjve të Kamçatkës këtë vit dhe paralajmërojnë banorët vendas për agresivitetin e rritur të këtyre kafshëve për shkak të pamjaftueshmërinë e ushqimit.