0Sot në Rusi sistemet e navigimit, si të prodhimit rus ashtu dhe amerikan, përdoren pothuajse në të gjitha llojet e transportit. Duke filluar që nga ky vit i gjithë transporti në Rusi, që përdoret për nevojat shtetërore, do të pajiset me GLONASS. Tani me ndihmën e kompanisë SIN GLONASS, që merret me monitorimin satelitor të transportit, “Transneft” dëshiron që për disa vjet të pajisë me terminale speciale më shumë se 20 mijë automjete të filialeve të veta në gjithë territorin e vendit nga Lindja e Largët deri në Detin Balltik, thotë Drejtori i Departamentit të Aplikimit të Projekteve Federale të kompanisë SIN Roman Osipov:

 - Fjalë bëhet për instalimin e terminaleve të specializuara të abonentit në transport. Kjo lejon përcaktimin e vendndodhjes dhe kontrollimin e punës së mekanizmave të varur, sasinë e karburantit në serbator. Gjatë kësaj i gjithë informacioni transferohet në pikat e dispeçerisë të "Transneft", në të cilat dispeçerët mund ta analizojnë dhe ta përdorin në punë atë.

Projekti do të zgjasë tre vjet. Në të është parashikuar krijimi i infrastrukturës dhe pajisja e të gjitha mjeteve të transportit në përbërje të kompanisë "Transneft". Nga aplikimi i pajisjeve të bazuara në teknologjinë GLONASS do të ketë një efekt të dyfishtë. Së pari drejtimi, meqenëse përdoruesi i sistemit mund të drejtojë në mënyrë operative mjetet e transportit dhe të optimizojë itinerarët e transportit, thekson Drejtori i Shërbimit të Drejtimit të Projekteve të kompanisë SNI Andrei Pllatonov:

- Së dyti - efekti ekonomik. Për llogari të kontrollit të konsumit të karburantit dhe konsumit të rezervave në bord, reduktohet përdorimi pa kriter, pra joqëllimor, i mekanizmave të ndryshëm. Këtu sisteme të tilla i mbulojnë shumë shpejt shpenzimet e veta.
Përdorimi i risive moderne të navigimit në bazë të GLONASS do të bëjë të mundur organizimin efektiv të punës së një parku të madh automjetesh. Përmirësimi i logjistikës do të sigurojë kursimet e shpenzimeve, ndërsa kjo do të thotë rritje e investimeve në prodhim.

0Kompania "Transneft" realizon transportimin e më shumë se 90% të naftës së prodhuar në Rusi. Logjistika e efektive do të bëjë të mundur drejtimin në mënyrë të saktë të transportuesve të ngarkesave dhe teknikës speciale. Monitorimi i bazuar në teknologjinë GLONASS do të rrisë sigurinë e transportimeve në të gjitha itineraret.

Oleg Nehaj