0Legjislacioni belg lejon marrjen në konsideratë (shqyrtim) të padive të ngritura kundër qytetarëve të huaj, nëse bëhet fjalë për gjenocid, krime lufte apo krime kundër njerëzimit. Personave që njihen fajtorë Belgjika u ndalon hyrjen në territorin e vet, domethënë i bllokon qasjen në Institutet e Bashkimit Evropian dhe selinë e NATO-s, që ndodhen në Bruksel.

Procesi i gjykimit të Mihaill Saakashvilit mund të fillojë në Bruksel brenda muajit të ardhshëm. Të gjitha letrat e nevojshme për këtë janë përgatitur, kërkesa është miratuar dhe avokatët ia kanë hyrë tashmë intensivisht punës. Saakashvili nuk ka gjasa të dënohet, por tërheqja e vemendjes së opinionit publik nga ana e aktivistëve të të drejtave të njeriut do të arrihet megjithatë, mendon ekspertja për çështjet e Kaukazit Jana Amelina:

- Gjërat që janë krejtësisht evidente për ne, për shembull faji i Saakashvilit për shpërthimin e luftës në gusht të vitit 2008 dhe sulmimi i lirisë së shtypit prej tij, do të jetë e vështirë të provohen në gjyqin që do të mbahet larg nga Gjeorgjia, ku ndodhen shumica e dëshmitarëve, të cilët do të mund të dilnin në mbështetje të palës akuzuese. Por si proces shoqëror ai ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Nëse është e vështirë të gjykohet Saakashvili nga një gjykatë e zakonshme, atëhere duhet dënuar ai të paktën nga gjyqi i bashkëkohësve.

Kohët e fundit faqet e mediave pasqyrojnë në mënyrë fort të larmishme deklaratat e Mihaill Saakashvilit mbi anulimin në një kohë të afërt të regjimit të vizave midis Gjeorgjisë dhe BE-së, se NATO dhe Bashkimi Evropian do t’i luten vetë Gjeorgjisë që të bashkohet me këto organizata. Udhëheqësit evropianë dhe SHBA heshtin në përgjigje të këtyre deklaratave të bujshme. E vetmja reverancë në adresë të Gjeorgjisë u bë mosnjoja e rezultateve të zgjedhjeve në Osetinë e Jugut nga ana e BE-së. Nga të gjitha këto mund të krijohet përshtypja se aleatët e lanë në baltë, e braktisën Saakashvilin. Por, megjithatë, ai i duhet Evropës dhe SHBA, mendon Shefi i Departamentit të Kaukazit të Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHA ose CIS) Feliks Stanevskij:

0- Saakashivili është një njeri i kompromentuar. Qëndrimi ndaj tij në nivel të opinionit publik dhe në nivel personal të politikanëve është jo thjesht i përmbajtur, por më tepër negativ. Në Evropë do të dëshironin me kënaqësi të shikonin ndonjë person tjetër në vendin e presidentit të Gjeorgjisë. Por nuk po gjejnë dot ndonjë figurë të përshtatshme. Atyre u duhet jo thjesht zëvendësimi i tij, por një njeri që do të vazhdojë politikën e anëtarësimit të Gjeorgjisë në NATO, që të ndjekë kursin e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Rusinë. Ja kjo i duhet Perëndimit. Gjeorgjia është për të aleate në Kaukaz, në këtë territor me rëndësi të madhe strategjike. Prandaj në Perëndim nuk e braktisin fare Mihaill Saakashvilin.

Anastasia Pershkina