Evenimentet e mëdha ndërkombëtare sportive që po përgatiten në Rusi - Olimpiada dhe Universiada -do të tërheqin në vend shumë turistë nga Europa dhe kësaj mund t’i shërbente për mrekulli heqja e regjimit të vizave. Këtë mendim e shprehu senatori, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Shoqërisë së Hapur Aksionere "Rivera e Kaukazit Verior" Ahmed Bilalov.

0"Shpresoj që deri atëherë të anulohet si minimum regjimi i vizave me Evropën, por ndoshta edhe me shtetet e “G-8” dhe madje me të "G-20” - tha ai në tryezën e rrumbullakët kushtuar çështjeve të turizmit në Kaukazin e Veriut, e cila u mbajt sot në Dhomën Shoqërore të Rusisë.