Kundër bojkotimit të Kampionatit Europian të Futbollit në Ukrainë dolën Kryetari i Asamblesë Federale të Gjermanisë Norbert Lammert dhe Mareshalli i Senatit të Polonisë Bogdan Borusewicz. Bojkotimi i evenimentit sportiv nuk mund të bëhet metodë konfrontimi politike, vuri në dukje në një takim në Berlin Kryetari i Dhomës së Ulët të parlamentit gjerman. Sipas mendimit të tij duhen kërkuar mënyra të tjera për zgjidhjen e problemit.

Më parë një sërë politikanësh evropianë bënë thirrje për bojkotimin e kampionatit në territorin e Ukrainës për shkak të gjendjes, sipas mendimit të tyre, krejtësisht të pakënaqshme me demokracinë në vend. Në veçanti, evropianët dënojnë ndjekjen penale të ish- Kryeministres Julia Timoshenko.