Në ditët e ardhshme Toka do t’i nënshtrohet të ashtuquajturës goditje nga ana e Dielli: rajoni gjigant aktiv i formuar në sipërfaqen e këtij ylli të madh ndriçues së shpejti do të drejtohet në planetin tonë. Në këtë mënyrë shpërthimet diellore që do të lindin në këtë zonë do të  zhvendosen në drejtim të Tokës, njofton shërbimi për shtyp i Institutit të Gjeofizikës së Aplikuar të “Rosgidromet”.

Rajoni aktiv në Diell u shfaq rreth tre javë më parë. Aktualisht në të janë regjistruar 35 njolla diellore. Pas 4 ditësh kjo zonë do të ndodhet në meridianin qendror të Diellit dhe shpërthimet do të drejtohen direkt e në Tokë. Emetimet e plazmës do të shkaktojnë stuhi magnetike, të cilat mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut.