Piratet kapën në brigjet e Detit Arabik të Omanit një çisternë greke të ngarkuar me naftë me tonazh 135 mijë ton, tha pronari i kompanisë.

"Rreth orës 11:15 sipas Grinuiçit më 10 maj të këtij viti çisterna u rrëmbye nga piratët gjatë lundrimit nëpër Detin Arabik", - njoftoi kompania Dynacom Tankers Menagment.