Specialistët e Qendrës finlandeze të Kërkimit Teknik VTT përfunduan studimin e dy shisheve birre të mesit të shekullit të XIX. Ato u gjetën verën e vitit 2010 në anijen e mbytur në fund të Detit Balltik. Shkencëtarët supozojnë se këto janë mostrat më të vjetra të kësaj pijeje të përdorura në botën moderne.

"Ne gjetëm në birrë katër lloje bakteriesh të gjalla - tregoi në konferencën për shtyp menaxherja e projektit Annika Wilhelmsonin. - Kjo zgjeron përfytyrimet tona për jetëgjatësinë e bakterieve si dhe krijon një potencial mjaft interesant për aplikimin e këtij zbulimi në industrinë ushqimore dhe shëndetësi".