Qytetarin rus Viktor But do ta transferojnë për kryerjen e dënimit në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado. Avokati i tij Albert Dayan ditën e enjte i kërkoi gjykatës anulimin e vendimit të Departamentit të dënimeve me burgim. Ai argumenton se kushtet e ngujimit në këtë burg janë më të këqija se ato të bllokut për terroristët në izolatorin e Manhattan, ku Viktor But kaloi 14 muaj i mbyllur në vetmi.

0Gjykata e New York e dënoi Viktor But më 5 prill me 25 vjet burg, duke e shpallur fajtor për synimin për t’i shitur një parti armësh grupimit të majtë radikal kolumbian "Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë". Viktor But nuk e pranon veten fajtor.