Shpëtuesit gjetën trupat e 14 viktimave të aksidentit me rrëzimin e avionit rus “Sukhoi Superjet-100” në Indonezi. Për këtë njoftoi shefi i Shtabit të Krizave të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Indonezisë.

Në bordin e avionit SSJ-100 ndodheshin, sipas burimeve të ndryshme, 45 ose 48 persona. Midis tyre ishin 8 rusë si dhe qytetarë të Italisë, Francës, SHBA dhe Indonezisë.

Në të njëjtën kohë mediat indoneziane njoftojnë se shpëtuesve iu është dhënë mundësia nga helikopteri të zbulojnë vendndodhjen e fragmenteve të bisht të avionit. Afër bishtit ndodhen edhe disa pjesë të tjera të vogla.