Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës dhe Kryetarit të Këshillit të Sigurimit një listë prej 26 shtetasish të huaj, që sipas mendimit të autoriteteve siriane, kanë depërtuar në këtë vend për të kryer sulme terroriste.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të vendit në OKB Bashar Xhafari, Siria ka kohë që njofton se në territorin e saj veprojnë grupime terroriste të armatosura, të lidhura me organizatën ndërkombëtare “Al-Qaeda”, në një kohë kur mediat "armiqësore" dhe forcat politike e venë në dyshim me qëllim këtë fakt.