Teknologjitë moderne optike do të mundësojnë "ringjalljen" në skenë të solistit legjendar të rock-grupit “Qween” Freddie Mercury. Për këtë njoftoi ditën e enjte në intervistën e vet dhënë për BBC kitaristi i kolektivit muzikor Brian May.

0Mercury "do të shfaqet" në skenën e Londrës me rastin e 10-vjetorit të speklaklit të famshëm muzikor (musical) "We Will Rock You", të quajtur për nder të një prej hiteve të grupit “Qween”. Brian May tregoi se ai po punon që prej disa kohësh me producentët e spektaklit me qëllim që të bëjnë të mundur "praninë" e Freddie Mercury në show-n e jubileut, i cili do të mbahet më 14 maj - plot 10 vjet pas premierës së tij në teatrin Dominion të Londrës.