Televizioni indonezian transmetoi një video nga vendi i rrëzimit të avionit rus “Sukhoi Superjet-100”. Për këtë njoftoi blogeri Sergei Dolja, që udhëtoi me delegacionin e kompanisë ruse "Avionat Civilë të Sukhoi" – prodhueses së SSJ-100. Në video janë fiksuar kuadro të fragmenteve të avionit të rrëzuar. Përveç kësaj, TV tregoi grupin e shpëtimit që desantoi në zonën e rrëzimit të SSJ-100. Kurse Sergei Dolja saktëson se ekipet e shpëtimit nuk kanë arritur ende te vendi i katastrofës.

0Një grup special i bashkëpunëtorëve të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Indonezisë desantoi nga helikopteri në vendin e rrëzimit të avionit herët në mëngjesin e 11 majit. Përveç kësaj, në vendin e ngjarjes po drejtohen ekipet e shpëtimit në terren. Ata do të përgatisin platformën për uljen e helikopterëve dhe nëse kjo detyrë do të jetë e pamundur, atëherë me barela do të evakuojnë trupat e viktimave.