Në xhunglat në veri të Guatemalës, në rrënojat e një qyteti që dikur i përkiste qytetërimit Maja, arkeologët zbuluan edhe një kalendar tjetër. Presupozohet që ky zbulim të jetë më i hershmi nga të gjitha sistemet e shkruara të llogaritjes së kohës  të hasura ndonjëherë më parë.

Pas studimeve shkencëtarët konfirmuan se shënimet kalendarike pjesërisht përkojnë me ato të një kalendari tjetër të Maja, sipas të cilit më 21 dhjetor të vitit 2012 do të vijë fundi i botës, i cili do të çojë në asgjësimin e qytetërimit njerëzor. Megjithatë, në kalendarin e gjetur nuk ka ndonjë referencë për fundin e botës në një të ardhme të afërt. Sipas zbulimit në fjalë, bota do të ekzistojë si të paktën edhe 7000 vjet.