Në Rusi është ngritur çështje penale për vdekjen e një marinari në bordin e një anije të huaj. Marinari 63-vjeçar rus vdiq në anijen SS Ross, që lundronte nën flamurin e shtetit Tuvalu (Polinezia) në Gjirin Persik.

0Ai ka punuar si tornitor në këtë anije, mori plagë trupore, nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore, nuk iu krijua mundësia për t’u larguar prej andej, nuk mundi të refuzonte kryerjen e detyrave të tij dhe si rezultat vdiq nga kushtet e punës skllavëruese, njoftuan në zyrën e Prokurorisë ruse. Organet e mbrojtjes së ligjit filluan hetimin në lidhje me rrethanat e incidentit.