Shpëtuesit indonezianë arritën në vendin e rrëzimit të avionit rus “Sukhoi Superjet-100”. Ata mundën të desantonin nga helikopteri me litarë. Ndërkohë, operacioni në terren është pezulluar.

Grupit prijës të shpëtuesve të përbërë nga 10 veta i ka mbetur edhe 600 metra për të arritur deri te vendi i rrëzimit, por realizimi i këtij pikësynimi është pothuajse i pamundur. Shpëtuesit u ndeshën me një lumë të pakapërcyeshëm. Rusia po dërgon në Indonezi ekipin e saj të shpëtimit, të pajisur me aparaturat e nevojshme për operacionin e kërkimit.