0Në Uashington reaguan me mirëkuptim ndaj vendimit të Vladimir Putinit. Obama madje përshëndeti pjesëmarrjen e Kryeministrit Medvediev në samitin e “Tetëshes”. Me veprimet e veta Rusia po demonstron se nuk pret shumë nga takimi i ri i “Grupit të Tetëshes”, shprehet me bindje Kryetari i Stafit drejtues të Qendrës për Teknologjitë Politike Boris Makarenko:

- Në Rusi u duk një person i dytë që mund të dërgohet pa frikë fare në samit, të cili e njohin mirë atje dhe që është i njohur me bashkëbiseduesit e vet. Ai do të pritet në mënyrë krejtësisht normale atje. Por shkaku kryesor, sipas mendimit tim, konsiston në faktin se Putin nuk pret nga samiti i Camp David ndofarë përparimesh të qenësishme apo dividende të mëdha. Dhe, nga ana tjetër, atij nuk mund të mos i bëjnë pyetjen - se çfarë ka ndërmend të bëjë ai. Ndërsa këtu, me sa duket, ai do të dëshironte të merrte një pauzë.

Pozitat e “Grupit të Tetëshes” në lidhje me çështje të caktuara janë të njohura tashmë, prandaj nuk ka kurrfarë rëndësie se kush do t’i artikulojë Presidenti apo Kryeministri pozitat e Rusisë, është i bindur Vilen Ivanov, Këshilltar i Akademisë së Shkencave të Rusisë:

- Së pari, SHBA janë të zëna në një shkallë të madhe tani me problemet e veta të brendshme, të lidhura me fushatën zgjedhore. Prandaj reagimi i tyre do të jetë, ndoshta, më apatik, nëse do të ketë në përgjithësi të tillë. Sepse në fund të fundit, unë nuk mendoj se rezultatet do të varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo, se cili do ta përfaqësojë Rusinë në këtë samit. Meqenëse pozitat e vendeve perëndimore në këtë apo atë mënyrë janë përcaktuar gjatë etapës së përgatitjes së samitit. Dhe këto pozita ato do t’i mbrojnë pavarësisht se kush do të jetë i pranishëm nga Rusia në të.

0Në bisedën e tyre telefonike presidentët e Rusisë dhe SHBA diskutuan çështjet e sigurisë bërthamore si dhe perspektivat e bashkëpunimit dypalësh. Takimi i parë bilateral i Putinit në rangun e Presidentit të Rusisë me Barack Obaman do të mbahet gjatë kohës së samitit të “G-20”, i cili është planifikuar më 18-19 qershor në qytetin meksikan Los Cabos.

Margarita Bogatova