Greva e punonjësve të sektorit shtetëror të ekonomisë do të zhvillohet ditën e enjte në Britaninë e Madhe.

Grevistët protestojnë kundër planeve të qeverisë për ngrirjen e pagave dhe rishikimin e pensioneve, njofton BBC.

Në këtë aksion marrin pjesë qindra mijëra nëpunës civilë, bashkëpunëtorë të shërbimit të emigracionit, mësues dhe personeli i shëndetësisë.

Me marshimin në qendër të Londrës synojnë të bashkohen mijëra policë, të cilët nuk ndodhen në krye të detyrës.

Qeveria i quan refuzimin e rritjes së pagave dhe rishikimin e pensioneve si masë të detyrueshme.