Një studim në revistën Lancet Oncology, i dedikuar kancerit, prononcon konkluzione të papritura. Sipas mendimit të ekspertëve, pas kancerit fshihen sëmundjet infektive dhe parazitare. Rrjedhimisht, lufta kundër tyre do të jetë e aftë të ndryshojë në mënyrë kardinale situatën me sëmundjet onkologjike.

Kështu, politika e drejtë parandaluese, kurimi në formë vaksinimi, respektimi i normave të higjienës dhe masat kundër mikrobeve do të shpëtojnë jetën e miliona njerëzve, sepse aktualisht çdo vit për shkak të agjentëve patogjenë me kancerin ballafaqohen rreth 2 milionë njerëz, ndërsa 1.5 milionë të tjerë vdesin prej tij.