Rajoni gjigant aktiv, i formuar në Dielli disa javë më parë, në ditët e ardhshme do dalë në një linjë me Tokën, gjë kjo që mund të shkaktojnë stuhi të fuqishme magnetike në planetin tonë, njofton Instituti i Gjeofizikës së Aplikuar i “Rosgidromet”.

0Stuhitë magnetike në Tokë do të fillojnë kur magnetosferën e planetit "ta godasin" mpiksjet e plazmës të emetuara nga Dielli. Grimcat e ngarkuara shkaktojnë turbulenca gjeomagnetike dhe nëse ato arrijnë forcë të madhe, atëhere kjo mund të çojë në disfunksionime të pajisjeve elektronike, interferenca në valët e radios dhe rrjetet energjetike.