Predispozimin ndaj sëmundjeve serioze të lëkurës, si për shembull vitiligo (një sëmundje autoimune kjo që manifestohet me njolla lëkure (çngjyrim i lëkurës) në trup dhe flokëve në kokë) ose kanceri i lëkurës mund të përcaktohen nga ngjyra e syve, ka bërë të ditur ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve nga Universiteti i Kolorados në Denver (SHBA).

Shkencëtarët kanë studiuar gjenomin e pothuajse 3.000 amerikanëve të racës evropiane (jo spanjollë), ndër të cilët 145 të sëmurë me vitiligo.

0Si rezultat i studimit u evidentua se njerëzit me sy blu dhe gri kanë më pak gjasa të preken nga sëmundja e vitiligos. Në të njëjtën kohë, për njerëzit me sy kafe propabiliteti i prekjes nga melanoma, forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, është shumë i vogël, sepse, sipas fjalëve të shkencëtarëve, vitiligo dhe melanoma janë gjenetikisht të kundërta.