Opozitarët e Këshillit Kombëtar të Sirisë (KKS) hamendësuan se dy shpërthimet që ndodhën më parë, ditën e enjte në Damask, u organizuan nga autoritetet siriane, njoftojnë mediat perëndimore.

Opozitarët shpjeguan se, sipas mendimit të tyre, duke kryer sulme të tilla regjimi sirian dëshiron t’i bëjë të qartë vëzhguesve ndërkombëtarë se ata ndodhen në rrezik si dhe të sigurojë dëshmi të asaj, se në Siri gjoja veprojnë gjithfarë grupesh të armatosura dhe militantë të "Al-Qaeda".

0Siç u njoftua, shpërthimet në Damask, sipas të dhënave të televizionit shtetëror sirian, shkaktuan vdekjen e dhjetëra banorëve paqësorë.