Sot Pakistani realizoi provën e suksesshëm të radhës të raketave balistike me rreze të vogël veprimi "Hatf-3”. Rrezja e veprimit të saj arrin deri në 290 km. Ajo është e aftë të mbartë mbushje bërthamore me peshë deri në 500 kg.

Lëshimi u krye në kuadër të stërvitjeve ushtarake dy javë pas lëshimit të suksesshëm të raketës balistike me rreze të mesme veprimi "Hatf-4", me trajektore fluturimi deri në 4.500 km. Kjo raketë është e aftë të mbartë mbushje konvencionale dhe bërthamore.

0Provat e zhvilluara u bënë përgjigje e Pakistanit ndaj lëshimit më 19 prill nga India të raketës balistike ndërkontinentale "Agni-5", të aftë për dërgimin e mbushjeve bërthamore në një distancë deri 5.000 km.