Zgjedhjet parlamentare, të Kuvendit Popullor, po mbahen sot në Algjeri. Për 462 mandate deputetësh po luftojnë përfaqësuesit e 44 partive politike dhe disa kandidatë të pavarur.

Siç pritet, rivaliteti kryesor do të zhvillohet midis përfaqësuesve të koalicionit qeverisës të partive laike dhe islamistëve, të cilët synojnë të ndryshojnë status quo e vet.

Përfaqësuesi i koalicionit qeverisës, Kryeministri Ahmed Ouyahia u bëri thirrje algjerianëve të marrin pjesë aktivisht në votim. Në rast të kundërt, tha ai, vendit i  kërcënohet ndërhyrja e huaj nën pretekstin e eksportimit të demokracisë.

Më shumë se 21 milionë qytetarë në Algjeri gëzojnë të drejtën e votës.