Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg refuzoi t’i ndalojë qeverisë së Britanisë së Madhe deportimin e imamit Abu Qatada, i cili konsiderohet si një nga predikuesit më me ndikim të islamit në Evropë.

Britania e Madhe e akuzon Abu Qatada-n për mbledhjen e mjeteve financiare për organizatat terroriste dhe ushtrimin e ndikimit ideologjik mbi njërin nga kamikazet që kryen sulmin terrorist të 11 shtatorit në SHBA.

Më parë Abu Qatada e ka fituar procesin gjyqësor në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, gjë kjo që i lejoi atij qëndrimin në Britaninë e Madhe, e cila po përpiqet ta kthejë atë në Jordani. Në atdhe imamin kanë ndërmend ta gjykojnë për përfshirje në terrorizëm.