Udhëheqësi i koalicionit të majtë radikal grek "SYRIZA" Alexis Tsipras e refuzoi mandatin për formimin e qeverisë, njofton Agjencia franceze e lajmeve (Agence France-Presse).

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi, të mbajtura më 6 maj, "SYRIZA" u rendit në vend të dytë. Shumicën e mandateve e mori partia e djathtë centriste "Demokracia e Re".

Liderit të "demokratëve të rinj", më 7 maj të parit iu dha mandati për të formuar qeverinë. Megjithatë ai po atë ditë e refuzoi mandatin, duke deklaruar se nuk mund të arrijë në marrëveshje me drejtuesit e partive të tjera.

0Pas "Demokracisë së Re" dhe "SYRIZA", e drejta për të formuar qeverinë i jepet partisë që u rendit në vend të tretë në zgjedhjet parlamentare - “Lëvizjes Socialiste Panhelenike” (PASOK), të kryesuar nga ish-Ministri Evangelos Venizelos.