Një seri sulmesh raketore mori jetët e 8 kryengritësve në qytetin Dzhaar të provincës Abyan në jug të Jemenit, njoftuan të enjten mediat amerikane.

Në informacionin e publikuar nga ato nuk saktësohet se kush konkretisht e ndërmorri këtë sulm. Vihet në dukje se goditjet u dhanë nga deti dhe se midis të vrarëve ka komandantë të kryengritësve.

Në jug të Jemenit vepron grupimi i “Al-Qaeda” në Gadishullin Arabik, i cili ka intensifikuar veprimtarinë e vet pas dobësimit të autoriteteve të vendit në maj të vitit të kaluar.