Modelieri amerikan Bryan Cera ka zhvilluar një projekt të ri të quajtur “Glove One” - ky është një telefon celular në formë dorashke.

Në anën e pasme të pëllëmbës vendoset pjesa kryesore (trupi) e telefonit, duke përfshirë edhe vendin e caktuar për SIM-kartën dhe indikatorin e statusit, kurse klaviatura është vendosur në falangat e gishtave, ku është gjendur vend për 10 tastierat numerike si dhe për butonat e marrjes e refuzimit të thirrjes. Ndërsa për të folur mjafton të ngjeshet gishti i madh tek veshi dhe të zgjatet gishti i vogël.

0Autori i projektit tani për tani nuk ka ndërmend ta nxjerrë “Glove One” si produkt serik. Puna e tij ka më shumë natyrë ideologjik.