Dy shpërthime të fuqishme buçitën sot në Damask. Informacion rreth viktimave nuk është raportuar ende. Siç njoftojnë dëshmitarët okularë, mbi qytet duken shtëllunga të zeza tymi.

Ky nuk është sulmi i parë terrorist në kryeqytetin sirian. Më 5 maj dy shpërthime ndodhën në autostradë, si rezultat i të cilave u dëmtuan dy automobila.

0Siç presupozojnë hetuesit, bombat ishin të destinuara për vëzhguesit e misionit të OKB-së, por, për fat të mirë, ata nuk u plagosën. Disa ushtarë sirianë morrën plagë të lehta.