Presidenti amerikan bëri thirrje për legalizimin e martesave mes personave të një seksi, duke deklaruar se, sipas mendimit të tij, “çiftet e të njëjtit seks duhet të kenë mundësi të regjistrojnë martesën e vet”. Më parë Barack Obama nuk është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kaq haptazi për këtë çështje.

Sipas mendimit të analistëve politikë, deklarata mbi legalizimin e martesave të personave të të njëjtit seks mund t’i sjellë Obamës, nga njëra anë, mbështetjen e të rinjve, ndërsa nga ana tjetër të zhgënjejë ithtarët e tij të hershëm me prirje konservatore.

0Rivali i mundshëm i Barack Obama-s në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, republikani Mitt Romney, del në mënyrë të vendosur kundër martesave mes njerëzve të të njëjtit seks.