Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi homologun e tij amerikan Barack Obama, gjatë bisedës telefonike me të, se nuk do të marrë pjesë personalisht në samitin e vendeve të “Tetëshes së Madhe” që do të mbahet më 18-19 maj në Camp David.

Në këmbë të tij në samit do të shkojë Kryeministri Dimitri Medvediev. Për këtë flitet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Putin e shpjegoi vendimin e vet me domosdoshmërinë e përfundimit të formimit të kabinetit të ministrave në qeverinë e re, duke shprehur në të njëjtën kohë keqardhjen e vet nga pamundësia për të marrë pjesë për këtë arsye në samitin në fjalë.

0Presidenti Barack Obama vuri në dukje se e kupton për mrekulli vendimin e Presidentit Putin dhe theksoi se përshëndet pjesëmarrjen e Dimitri Medvediev-it në samitin e “G-8”.