Helikopterët indonezianë të kërkimit gjetën fragmente të aeroplanit rus “Sukhoi Superjet-100” (“SSJ-100”) në lartësinë 5200 metra (1.6 kilometra) në rajonin e malit Salak. “SSJ-100” u përplas me shpatin vertikal të malit. Një pjesë e fragmenteve të tij kanë mbetur në shpatmal, një pjesë tjetër janë rrokullisur tëposhtë, njofton televizioni indonezian. Kërkimi i tij u zhvillua në tokë dhe nga ajri.

0Aeroplani rus i fluturimeve në distanca të shkurtra “Sukhoi Superjet-100, i cili po realizonte për herë të parë në historinë e vet një turne demonstrativ nëpër gjashtë vende të Azisë, të mërkurën humbi nga ekranët e radarëve pas fluturimit të demonstrimit në Xhakartë. Në bordin e tij ndodheshin, sipas të dhënave të saktësuara, 48 persona.